Bardhi: Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptarë

9 months ago 20
17:26 10/01/2024

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama në konferencën me gazetarët gjatë ditës së sotme. Bardhi shkruan se kryeministri Rama, sipas tij, nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptarë.

“Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptarë. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standartet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike.”

Bardhi shton se deklaratat e Ramës sipas tij, provojnë se sa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend dhe se Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR.

“Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njeherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje”, shkruan Bardhi./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article