Basha hyri në Kuvend në orën 9, Bardhi: Iu përgjigj mesazhit të grupit të PS, ndiej keqardhje

9 months ago 8

Gazment Bardhi: “Edhe sot e pash, që pavarësisht me një urdhër të paligjshëm, pjesa dërrmuese e deputetëve nuk u lejuan të futen në seancë edhe se nuk kanë shkelur asnjë rregull. Grupi parlamentar vijoi aksioni për t’ju shpjeguar shqiptarëve që nuk është një parlament normal dhe përsa kohë i mohohen të drejtat kushtetuese nuk mund të ketë një parlament të rregullt.

Dua të apeloj mazhorancën dhe kryetaren e kuvendit , të heqë dorë nga arroganca, nga masat që tentojnë të shtypin opozitën. Unë jam përjashtuar nga kuvendi sepse nuk u lejova të futem në seancë plenare, i kërkova llogari kryetares dhe për këtë shkak jam përjashtuar. Për këtë parlament nuk ka rregulla të shkruara dhe mjafton rregulli i pashkruar i Edi Ramës dhe bandës së tij.

Ndjej keqardhje që një pjesë e opozitës i ishin përgjigjur për të shkuar në orën 9. Po e bëjmë këtë betejë që t’i kthehemi parlamentit, nuk kërkojmë asnjë favor, kërkojmë të kthejmë normalitetin në Kuvend duke zbatuar kushtetutën dhe rregulloren. Deputetët e opozitës nuk janë si një fasadë ndaj regjimit të Edi Ramës. Në vitin e ardhëm Shqipëria të ketë zgjedhje të lira.

Top Channel

Read Entire Article