Basha mblodhi Kuvendin më 2 Shtator, Gjykata Civile nuk regjistron ndryshimet në statut

11 months ago 26
16:53 13/11/2023

Gjykata Civile e Tiranës ka vendosur të mos regjistrojë ndryshimet e kryera në statutin e PD në Këshillin Kombëtar të 2 Shtatorit, me të cilat si kreu i kësaj force politike njihet Lulzim Basha.

Sipas gazetares së Klan News Glidona Daci, kjo gjykatë nuk i regjistron aktet e dala nga ky proces derisa të shprehet Gjykata e Lartë për çështjen e vulës.

Më 2 Shtator të këtij viti, Basha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike, ndërsa Gazment Bardhi u largua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm.

Kujtojmë se përfaqësuesit ligjorë të Bashës kanë kërkuar pezullimin e akteve të Këshillit Kombëtar të Gazment Bardhit mbi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të datës 28 Korrik. Në këtë mbledhje u kërkua mos mbajtja e zgjedhjeve për kreun e PD. Basha ka kërkuar që atëherë që të shpallen të pavlefshëm 3 dokumentet e këtij Këshilli të PD./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article