Basha-Nikollës: E doni opozitën pa grup të formalizuar, jepni fund kësaj maskarade

1 year ago 19
10:25 05/10/2023

Lulzim Basha i ka sjellë në vëmendje kryeparlamentares Lindita Nikollës njoftimin që asaj i ka ardhur para një muaji në lidhje me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së.

Gjatë fjalës së tij në foltore, Basha, i thotë kryeparlamenatres Nikolla se e doni “opozitën pa grup të formalizuar”.

Lulzim Basha: Sot është data 5 Tetor. Më 4 Shtator, ju keni bërë një njoftim të ardhur nga PD. U bë një muaj që ky njoftim dhe vendimet e mëpasshme të PD injorohen dhe nëpërkëmbën nga ana juaj. Pas konsultimit të rregullave do të bënit publik vendimin tuaj. Ju nuk keni bërë publik asnjë vendim dhe vazhdoni të  merrni zvarrë përfaqësimin e PD duke vendosur sipas qejfit dhe jo sipas kushtetutës. Fshiheni pas rregullores së kuvendit, e cila nuk ju jep ansjë të drejtë të vononi vendimmarrjen formale për t’i dhënë PD zërin dhe përfaqësimin që ka në këtë kuvend. Nuk ka vendime të grupit parlamentare të PD, interpretime të njëanshme sepse ju kështu e doni opozitës, siç ju do qejfi ju, doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës. Jepni fund kësaj maskarade. Është detyra juaj që të shprehuni pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike.

Kujtojmë se më 4 Shtator, në nisje të sesionit të ri parlamentar 2023-2024, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka lexuar njoftimin që i ka ardhur nga Partia Demokratike.

Lindita Nikolla: Po lexoj një njoftim nga PD e cila më drejtohet me njoftim. Më vë në dijeni që kryetari i grupit parlamentar të PD-së është kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Kjo ka sjellë reagime në sallën e Kuvendit, teksa Nikolla ka thënë se i ka kërkuar departamentit juridik që të japë shpjegime lidhur me legjitimitetin e këtij njoftimi./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article