Basha: Të kemi një pakt “armëpushimi” mes deputetëve të PD

8 months ago 17
14:50 08/02/2024

“Aksioni i opozitës në Parlament i shërben forcimit të qeverisë”

Aksioni në parlament i deputetëve të PD, për Lulzim Bashën është një teatër që i shërben forcimit të mazhorancës. Në konferencën për mediat, Basha tha se deputetët duhet të ndalojnë aksionin e tyre dhe akuzat ndaj tij dhe të shkojnë drejt një pakti paqeje brenda PD.

“Nëqoftëse duan që ne të bëjmë gjithçka për të ngritur njerëzit në protesta duhet në radhë të parë të hartojmë një strategji që harxhon 0 energji në luftë me njëri-tjetrin. Sikur asgjë tjetër, të paktën të bëjmë një akt armëpushimi, jo të rrish nga mëngjesi deri në darkë duke sulmuar opozitën.”

Ironitë nuk i kurseu as për protestat që zhvillohen nga PD e drejtuar nga Sali Berisha.

“Një grusht njerëzish që interesin e tyre personal e kanë vendosur qartësisht mbi interesat e qytetarëve dhe opozitës. Në vend që të ngjallë besim, ngjall dëshpërim. Në vend që të derdhet në bulevarde, mezi mbush rrugicat.”

Basha thotë se deputetët e PD që zhvillojnë aksione kundër qeverisë në parlament dhe në rrugë, nuk duan reformën zgjedhore, pasi kanë bllokuar te treja mbledhjet e komisionit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article