“Bashkë jemi kudo!”, Noka tregon se si do të nisë sesioni i ri parlamentar për demokratët

9 months ago 14
14:54 12/01/2024

“Bashkë jemi kudo!”, kështu ka deklaruar Flamur Noka pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Ai theksoi se kryeministri Edi Rama nuk mund ta mposhtë opozitën pavarësisht arrestimit të Sali Berishës.


“Fakti që Sali Berisha dhe grupi parlamentar i PD i pamundësoi një sukses në Parlament pasi ai prej muajsh e ka braktisur, ai ndërmori aktin nëpërmjet hanxharëve të tij në drejtësi për arrestimin e Berishës. Ky parlament sot është i eklipsuar përballë parlamentit të shqiptarëve që është i zhvendosur të rruga e shpresës.“

Sa i takon sesionit të ri parlamentar, Noka u shpreh: Që ky sesion parlamentar nis si një nga më të errëtat të Parlamentarizmit, kjo s’ka dyshim. Kemi një parlament që vetëm i qytetarëve nuk është.  Pavarësisht se është munduar ta servirë si fakt një ligj, Edi Rama ta harrojë se do t’i shpëtojë hetimit për të gjitha abuzimet, me PPP-të, me Portin e Durrësit, tenderat e thjeshtrës e bashkëshortes. PD është e vendosur që do gjejë formën për t’i hetuar. Prej 4 muajsh jemi bashkë dhe kemi rakorduar çdo akt, çdo aksion në Parlament. Ai parlament është i narkotrafikantëve dhe jo i shqiptarëve. Unë shpresoj dhe besoj shumë te koshienca e deputetëve që kanë dalë nga votat e demokratëve, këtu përjashtohen dy pengjet Bravë-Alibasha që s’i lidh asgjë me opozitën./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article