Në këto ditë të nxehta vere ekipet e Bashkisë Tiranë kanë marrë masa që të mos ndjehen shqetësimet nga insektet duke dezinfektuar disa lagje, një proces mjaft i rëndësishëm i higjenës.
Ditën e sotme procesi i dezinfektimit është kryer në disa vendstrehime dhe hyrje pallatesh në rrugët: Pjetër Budi; Qamil Guranaku; Vath Koreshi; Luigj Gurakuqi; Hoxha Tahsim.
Ky dezinfektim i rregullt është i rëndësishëm për të reduktuar shqetësimet që shkaktohen nga mushkonjat, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës.
Bashkia Tiranë do të vazhdojë të monitorojë dhe të kryejë dezinfektimin e nevojshëm në të gjithë qytetin, duke siguruar një ambient më të pastër dhe të sigurt për të gjithë banorët.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb