Bashkia vijon investimet, asfaltohet një tjetër lagje në zonën e Freskut

8 months ago 10

Një tjetër lagje në kryeqytet i është nënshtruar rehabilitinit të plotë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar mëngjesin e sotëm foto nga puna që po bëhet në zonën e Freskut në kryeqytet, e mbushur me ndërtime kryesisht pas viteve ‘90. “MIRËMËNGJES
Nga super ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve 👷🏻‍♂️ që u kujdesën për infrastrukturën rrugore 🚧 në zonën e Freskut”, shkruan Veliaj.

Mjetet e Bashkisë kanë bërë asfaltimin e rrugëve të kësaj lagje, duke plotësuar një kërkesë të banorëve. Krahas asfaltit, rrugët janë dhe me trotuare dhe me ndriçim. Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar se Bashkia do të ndërhyjë në mënyrë kapilare në çdo lagje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article