Bashkitë shqiptare përballë 3 sfidave, ministri Arbjan Mazniku zbulon cilat janë ato

7 months ago 12
20:52 27/02/2024

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ishte mbrëmjen e kësaj të marte i ftuar në studion e Klan News. Në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj, Mazniku tha bashkitë shqiptare janë përpara tre sfidave shumë specifike. Por cilat janë ato?


“…Bashkitë shqiptare janë përpara 3 sfidave shumë specifike. E para dhe më e rëndësishmja ka të bëjë me marrëdhëniet që kemi të bëjmë dhe momentin ku ne ndodhemi në raport me Bashkimin Europian. Pra afrimi ynë me BE do të sjellë një pjesë të rëndësishme të akteve, pra ligjet e BE, 70 përqind e tyre në fakt zbatohen në nivel vendor. Dhe ndërkohë që ne duhet që në 6 vitet e ardhshme, teksa negocionojmë me BE, të ristrukturojmë shtetin, qeverisjen, institucionet shtetërore, një pjesë po kaq e madhe duhet të shkojë për të ristrukturuar bashkitë tona, në mënyrë që të jenë të gatshme dhe të afta të absorbojnë financimet që vijnë nga BE, projektet, zhvillohen bashkitë tona në raport me BE. Në mënyrë që kjo të ndodhë duhet të fillojmë punën sot, që t’i ristrukturojmë mënyrën sesi organizohen, burimet njerëzore, strukturat, aparatet, mekanizmat, sesi bashkia funksionon, në mënyrë që të jemi të gatshëm që të bashkërendojmë punën tonë, jo më thjeshtë në këtë qerthullin tonë të vogël, por në atë që është Bashkimi i madh Europian. Ku bashkitë kanë një rol të jashtëzakonshëm për të luajtur”.

“Sfida e dytë ka të bëjë me momentin që ndodhet zhvillimi ekonomik i vendit, ku bashkitë tona duhet të lëvizin nga struktura të cilat e mendojnë pak veten si komunalja, pra si ato që kanë detyrë të mbushin gropat. Duhet të fillojnë të lëvizin në të menduarit si agjentë të zhvillimit ekonomik të atij territori. Dhe ka po shumë  kryetarë bashkish që e mendojnë veten dhe bashkinë si mekanizëm që zhvillon ekonominë e atij qyteti dhe duhet që të gjithë të bashkërendojmë punën në këtë drejtim”.

“Padyshim sfida e tretë është që ne gjendemi tani 10 vjet nga reforma administrativo-territoriale e vitit 2014 dhe 10 vjet është kohë e mjaftueshme për të një reformë për t’u rivizituar dhe për të parë cilat kanë gjërat që kanë funksionuar mirë, cilat janë gjërat që duhet të rregullohen që të përmirësohet ky funksionim, pra 10-vjeçari është një kohë e mjaftueshme për ta pasur testuar reformën, që padyshim ka pasur rezultate jashtëzakonisht shumë të mira”./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article