Batatina i lumtur me lojën e treguar nga lojtarët e Llapit në fitoren ndaj Gjilanit

11 months ago 23
Reklamë

Llapi triumfoi 2-1 ndaj Gjilanit, duke u ngritur në krye të tabelës së Albi Mall Superligës me 13 pikë.

Skuadra nga Podujeva mori fitore 2-1 në shtëpi ndaj gjilanasve, ndërsa trajneri Tahir Batatina është shprehur i lumtur me angazhimin e lojtarëve të tij.

“I përgëzoj djemtë për angazhimin, për lojën. Merituam fitoren”, ka thënë fillimisht ai për ArtSport.

“Djemtë dhanë maksimumin dhe ishim të vetëdijshëm se luajmë ndaj Gjilanit që ka lojtarë cilësorë. Në pjesën e parë kërkuam që duke dhënë maksimumin të bëjmë edhe gola”.

“Realizuam dy gola, e më pas kërkova menaxhimin e rezultatit. Pranuam një gol sepse desha të bëj rifreskim në skuadër, ishte ndryshim taktik”.

“Kishim edhe ne rastet tona në pjesën e dytë. Megjithatë, jemi të kënaqur me lojën dhe me djemtë që dhanë maksimumin”.

“E kemi analizuar kundërshtarin dhe i bllokuam armët e tyre të forta”, ka shtuar më tej Batatina. /Telegrafi/

Read Entire Article