Formula se si do të zgjidhet kampioni për sezonin 2023-2024 në Superligën e Shqipërisë, është e gabuar, të këtij mendimi kanë qenë të ftuarit në “Studio Sport” të moderuar nga Vilma Masha në vizion Plus.
Elvis Plori trajner dhe pjesë e stafit të Vllaznisë, tha se tifozët nuk kanë aspak interes që të ndjekin një kampionat të gjatë, kur formula në fund fare nxjerr kampion një nga katër skuadrat e para, madje ka bërë dhe batutë duke e krahasuar Superligën me tre xhirot e fundit të Formula 1.
“Kampionati si tre xhirot e fundit të Formula”, tha Plori
I të njëjtit mendim ishte dhe gazetari sportiv Dëfrim Methasani, i cili theksoi se formula që është zgjedhur për kampionatin në superiore të është e gabuar, pasi kjo largon njerëzit nga stadiumet.
“Formula është e gabuar, ka larguar njerëzit nga stadiumet”, tha Methasani.
Kujtojmë që në sezonin 2023-2024 kampioni do të dalë mes 4 vendeve të para, ku do të të përplasen mes tyre.