Bayer Leverkusen nuk ndalet, merr fitoren e 20-të në Bundesliga

7 months ago 11

Bayer Leverkusen ka vazhduar me fitore, duke mposhtur kësaj radhe Konin si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 24-të.

Për aspirinat kjo ishe fitorja e 20-të këtë kampionat, ndërsa kanë edhe katër barazime dhe asnjë humbje.

Gjërat u lehtësuan shumë në këtë ndeshje për Bayer Leverkusenin pasi që në minutën e 14-të, Jan Thielmanni Koln, u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 38-të erdhi edhe goli i parë në ndeshje, kur Patrik Schick asistoi te Jeremie Frimpong që shënoi për 1-0.

Liderët e Bundesligës në minutën e 73-të, siguruan fitoren me golin e shënuar nga Alejandro Grimaldo pas asistimit të Amine Adli për 2-0.

🚨🚨| GOAL: GRIMALDO DOUBLES THE LEAD!!

Köln 0-2 Bayer Leverkusen

pic.twitter.com/MwLv5p9DMd

— CentreGoals. (@centregoals) March 3, 2024

Me këtë fitore Bayer Leverkusen ka 64 pikë, apo dhjetë më shumë se ndjekësi i parë Bayern Munich. /Telegrafi/

Read Entire Article