Bayern akord me Tottenham për Kane

1 year ago 22
Reklamë
19:34 10/08/2023

Vendimi për transferimin mbetet në dorë të sulmuesit

Bayern Munchen ra dakord me Tottenham për transferimin e Harry Kane në Bundesliga 1. Lajmin e bën të ditur “The Athletic” që e mbështet informacionin nga burime në Gjermani. Oferta e klubit bavarez është 110 milion euro. Tashmë Kane duhet të vendosë nëse do të kalojë te Bayern ose jo.

Sulmuesi anglez kishte deklaruar se e ardhmja e tij do të qartësohet para ditës së diel kur Tottenham do të luajë ndeshjen e parë në Premier League ndaj Brentford. Kontrata e Harry Kane me Tottenham përfundon më 30 qershor të vitit të ardhshëm dhe deri më tani nuk është gjetur gjuha e përbashkët për ta rinovuar. Spurs duan ta shesin që mos të largohet pa para në fund të sezonit.

Harry Kane luan prej shumë vitesh me Tottenham por nuk ka fituar ende asnjë trofe të rëndësishëm në karrierë edhe pse në 2019 shkoi deri në finalen e Champions League ku Spurs u mundën nga Liverpool.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article