Bayern dëshiron Zidane, drejtuesit kontaktojnë francezin

7 months ago 27
Reklamë
23:17 18/02/2024

Tuchel ka zhgënjyer te rekordmenët gjermanë

Fati i Thomas Tuchel te Bayner Munchen është vulosur që pas humbjes ndaj Bajer Leverkusen ne Bundesligë. Trajneri gjerman ka vetëm në dorë nëse do të shtyjë largimin e tij nga rekordmenët gjermanë deri në fund të sezonit.  Në të kaluarën si zëvndësues të 50 vjeçarit janë përmendur Hansi Flick, Zhoze Mourinho dhe Antonio Konte.

Sipas “Corriere dello sport”, kontaktet kanë nisur ne ikonë franceze të futbollit, Zinedin Zidan. Që nga viti 2021, 51 vjeçari nuk ka drejtuar skuadër dhe ndihet gati që nisë një eksperiencë të re.

Stoli i Bajern Mynihut atë e josh, ndërsa dëshira më e madhe ka qenë marrja e drejtimit të përfaqësueses franceze. Por tepër i vëshirë tashmë me Didië Deshamps që ka hapur një cikël të ri pas botërorit Katar 2022.

Te Real Madridi kthimi është i pamundur pas rinovimit të Karlo Ançelotit, ndërsa një rikthim te Juventusi ka qenë thjesht në kuadrin e fjalëve.  Zidan është një trajner që e ka fituar tre herë Ligën e Kampioneve dhe 2 botërorë për klube.

Vizioni dhe eksperienca e tij shikohen nga drejtuesit bavarezë si idealë për ta udhëhequr Bajernin drejt sukseseve dhe trofeve. Negociatat vazhdojnë me drejtuesit e rekordmenëve gjermanë që duan ta mbyllin njëherë e përgjithmonë çështjen trajner.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article