Bayern firmos me Kim Min-Jae

1 year ago 25
Reklamë
21:20 19/07/2023

Qendërmbrojtësi largohet nga Napoli pas 1 sezoni, firmos me gjermanët kontratë 5-vjeçare

Mbrojtësi i Koresë së Jugut Kim Min-Jae është transferuar te skuadra e Bayern Munich. 26-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me rekordmenët barvarezë.

Qendërmbrojtësi u largua pas një sezoni te Napoli, ku fitoi titullin kampion. Sipas mediave gjermane, bavarezët paguan klauzolën e shitjes së 26-vjeçarit, me vlerë 50 milionë Euro.

Kim Min-Jae tërhoqi vëmendjen e drejtuesve gjermanë me paraqitjet e tij në fushë ndërsa luajti një rol të madh në suksesin e Napolit në fitimin e titullit kampion të Serie A pas tre dekadash.

Me të kaltrit, koreano-jugori luajti 45 takime në të gjitha garat, ku shënoi edhe dy gola.

Me përfaqësuesen koreano-jugore, qendërmbrojtësi ka luajtur 49 ndeshje, që nga debutimi në 2017.

Në dy miqësoret e fundit, ai nuk u aktivizua për shkak të përfshirjes në shërbimin ushtarak.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article