Bayern fiton derbin me Augsburg

7 months ago 40
Reklamë
23:21 27/01/2024

Stuttgart mund thellë 5 – 2 Leipzig

Bayern Munchen fitoi me vështirësi 3 – 2 derbin baravarez me Augsburg, duke vazhduar ndjekjen e Bayer Leverkuesen që ndodhet në krye të Bundesliga.

Një përballje ajo e zhvilluar të shtunën ku lojtarët e Bayern shënuan 2 gola në pjesën e parë me autorë Pavlovic e Davies, por kjo nuk u pranua nga kundërshtari.

Me fillimin e pjesës së dytë, diferenca e golave u shkurtua nga Demirovic në 2 – 1. Kane realizoi të tretin në minutën e 58’.

Augsburg iu akorduan 2 penallti, njëra e gabuar nga Michel dhe tjetra në kohën shtesë e realizuar nga Demirovic, duke e mbyllur sfidën me rezultatin 3 – 2 për Bayern Munchen.

Shtutgart mundi thellë 5 – 2 Leipzig në përballjen për zonën Champions dhe mbrojti vendin e tretë në renditje. Një zotërim i vendasve ku spikati Deniz Undav me 3 gola të realizuar. Bundesliga po zhvillon takimet e javës së 19.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article