Bayern fiton me poker në kupë

11 months ago 12
Reklamë
23:29 27/09/2023

Bajern Mynihu fitoi 4-0 takimin e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë kundër Pruzen Mynster. Trajneri Tomas Tuhel vendosi që të linte në stol disa prej futbollistëve kyç të formacionit, përfshirë edhe kapitenin e Anglisë Heri Kejn.

Bajern e ka fituar 20 herë këtë kompeticion në histori. Kjo përballje u shty për gati një muaj pasi Superkupa e Gjermanisë ishte caktuar për të njëjtën ditë në gusht. Ky vendim solli protestën e tifozëve të Bajernit të cilët hodhën qindra topa tenisi në fushë duke shkaktuar një vonesë të shkurtër. Choupo-Moting shënoi golin e parë në minutën e nëntë.

Në të 40’, Laimer e çoi rezultatin në 2-0. Në shtesën e pjesës së parë, Krajzig shënoi rrjetën e tretë duke e vulosur suksesin e bavarezëve. 4 minuta nga fundi, Tel realizoi pokerin për miqtë. Ndërkohë Bajerni njoftoi se Serge Gnabri do të qëndrojë jashtë fushe për disa javë, pasi pësoi një frakturë në krahun e majtë në nisje të sfidës. Për trajnerin Tuhel mungesa e 28-vjeçarit është një goditje për ekipin, pasi ai është një futbollist i rëndësishëm.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article