Bayern Munchen këmbëngul për Harry Kane

1 year ago 34
Reklamë
21:54 09/07/2023

Tottenham do më shumë se 75 mln Euro

Bayern Munchen kërkon të afrojë këtë verë Harry Kane. Sulmuesi anglez është në vitin e fundit të kontratës me Tottenham dhe skuadra gjermane është gati të japë 75 milionë Euro.

Pavarësisht se shuma është e lartë dhe Kane është një lojtar i dalë nga akademia e Spurs, drejtuesit e klubit anglez nuk janë të bindur me këtë shumë sipas “Mail on Sunday”.

Qëllimi është rritja akoma më shumë e çmimit të kartonit. Sipas “Transfermarkt.com”, vlera e Harry Kane është 90 milionë Euro.

29-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur vetëm në Angli dhe vetëm i huazuar nga Tottenham. Kane u bë pjesë e ekipit të parë të Spurs në 2011 dhe tani është drejt mbylljes së bashkëpunimit.   

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article