Bayern Munchen në Oktoberfest

11 months ago 16
Reklamë
15:37 25/09/2023

Futbollistët bavarezë festuan në festivalin më të madh të botës të birrës

Pas fitores me goleadë në fundjavë, futbollistët e Bajern Mynihut i lejuan vetes pak dëfrim.

Toms Myler dhe shokët e ekipit u bënë në pjesë e Oktoberfest, festivalit më të madh botëror të birrës.

Trajneri Tomas Tuhel u dha lejen lojtarëve për të kaluar disa momente të këndshme si grup, por i porositi që të mos ta tejkalonin me përdorimin e alkoolit.

Myler tha se skuadra ka shijuar kohën në Oktoberfest, ndërsa sfida e radhës do të jetë të martën në Kupën e Gjermanisë.

“Ne mund të kalojmë disa kohë këtu në Oktoberfest, të jemi të shpenguar dhe të shijojmë momentin pavarësisht se ndeshjen e kemi afër. Nuk do ta teprojmë, por na lejohet të bëjmë pak qejf.”

Ndërsa Xhamal Musala tha se djemtë po e shijojnë këtë moment, e pastaj do të përqendrohen te sfida e radhës.

Për portiern Sven Ulrish, i tillë aktivitet duhej për grupin.

“Unë mendoj se është diçka e këndshme që të kemi diçka ndryshe dhe familjet gjithashtu janë të lumtura që takohen sërish. Disa prej tyre kanë qenë këtu vitet e fundit, kështu që njihen. Është bukur që rishihemi!”

Bayern e fitoi ndeshjen e fundit ndaj Bohum me rezultat 7:0, ku u dallua kapiteni i Anglisë Heri Kejn me tri golat e realizuar.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article