Bayern Munich këmbëngul për Harry Kane

1 year ago 22
Reklamë
19:00 29/07/2023

Tottenham shënjestron pasuesin, Richarlison mund të gradohet titullar

Tottenham Hotspur shtyn akoma dhe më shumë për të mbajtur në skuadër Harry Kane. Anglezët e konsiderojnë të pashitshëm kapitenin, teksa po i bëjnë ballë ofertave të njëpasnjëshme të Bayern Munich. Së fundmi, londinezët nuk kanë pranuar të ulen në bisedime me drejtuesit gjermanë për ta konfirmuar për momentin kështu në Londër.

Gjithsesi, Tottenham nuk dëshiron t’i lërë gjëra rastësisë dhe ka nisur punën paralele për të gjetur pasuesin. Opsioni primar për klubin londinez është Riçarlison, me brazilianin që do të kishte më shumë hapësira dhe do të spostohej më para në fushë për të luajtur si sulmues i parë. Ai synon të lërë pas një sezon zhgënjyes dhe të përligjë shifrën e paguar te Evertoni për kartonin e tij.

Zëvendësuesi i Kane do të jetë i vështirë pasi vihet re edhe forca e lidershipi që sulmuesi ka në skuadër. Për 30-vjeçarin konsiderohet një pasues edhe në merkaton në hyrje, ku alternativë mbetet Kolo Muani. 24-vjeçari francez shkëlqeu në sezonin e shkuar me Eintracht Frankfurt, pasi shënoi 23 gola në 46 paraqitje për të tërhequr kështu interesin e klubeve Europiane. 

Në garë për të gjendet edhe Manchester United. Profile për të pasues Kane mbeten edhe emra si Dushan Vlahovic dhe Evan Ferguson i Brighton. Ky i fundit për momentin pengohet nga mosha e re për të firmosur me Tottenham, pasi ka festuar ditëlindjen e 18-të dhe luajti sezonin e parë si profesionist ku shënoi 10 gola.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article