Bayern Munich këmbëngul për Harry Kane, kundërpërgjigjet Tottenham

1 year ago 28
Reklamë
LONDON, ENGLAND - APRIL 08: Harry Kane of Tottenham Hotspur applauds the fans after the team's victory during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Brighton & Hove Albion at Tottenham Hotspur Stadium on April 08, 2023 in London, England. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
23:17 14/07/2023

Vera e Tottenham është e lidhur ngushtë nga e ardhmja e Harry Kane. Lojtari është ndjekur prej disa kohësh nga Bayern Munich dhe ka dhënë miratimin e tij për transferimin në Gjermani, por nuk ka marrëveshje me klubet.

Kampionët e Bundesligës janë gati të paguajnë deri në 70 milionë euro për 30-vjeçarin e “gjelave”, me drejtuesit londinez që nuk e lejojnë të largohet për më pak se 100 milionë euro.

Madje nga kjo situatë Tottenham dëshiron të blindojë Kane. Drejtuesit londinez nuk duan ta privojnë veten nga sulmuesi dhe pasi kanë refuzuar disa sulme nga klubi bavarez, kanë gati një ofertë të re.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, Spurs duan të rinovojnë kontratën e Kane, e cila skadon në qershor 2024. Tottenham ka gati një ofertë prej 400 mijë paund në javë, për ta bërë kapitenin ndër lojtarët më të paguar në gadishull.

Për më tepër, ata duan që të zgjasin lidhjen me sulmuesin edhe përtej karrierës në fushën e lojës. Një propozim ndryshe, që natyrisht nuk i pëlqen aspak bavarezëve. Harry Kane është shndërruar në objektivin real për këtë merkato vere, teksa konsiderohet si një zëvendësues i Robert Leëandowski larguar drejt Barcelonës në fillimin e sezonit të shkuar.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article