Bayern Munich kërkon trajner

6 months ago 11
Reklamë
18:46 21/02/2024

Xabi Alonso dhe Jose Mourinho në krye të dëshirave të Bavarezëve

Bayern Munich ka hedhur sytë në merkato për të gjetur pasuesin e Tomas Tuhel. Vendimi për të larguar teknikun 50-vjeçar në fund të sezonit ka bërë që drejtuesit të peshojnë disa emra tepër të rëndësishëm si mundësi për t’i transferuar në “Allianz Arena”. Ai që pëlqehet më shumë është padyshim Çabi Alonso. Performanca fantastike e Bayer Leverkusen nën drejtimin e spanjollit sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ana e bavarezëve.

42-vjeçari është lakuar në disa ekipe të mëdha Europiane për sezonin e ardhshëm, duke shtuar edhe konkurencën për Bayern Munich. Pengesë për të arritur tek ish-mesfushori është edhe kontrata deri në qershorin e vitit 2026 me Leverkusen. Objektiv më i arritshëm do të ishte Zhose Murinjo.

Portugezi është një trajner i lirë për të zgjedhur dhe nuk përjashtohet mundësia e bisedimeve mes palëve. Për 61-vjeçarin do të ishte e lehtë për të negociuar me Bayern Munich, por pengesë do të ishte paga e tij e majme. Në vorbullën e dëshirave të bavarezëve gjenden edhe emra si Jurgen Klop që ka pranuar largimin nga Liverpul në fund të sezonit, apo edhe Zinedine Zidane.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article