Bayern Munich me sulmin më efikas

6 months ago 12
Reklamë
22:12 21/02/2024

Bavarezët shënojnë 2.77 gola në çdo 90 minuta, Girona më e mira në Spanjë

Teksa është zhvilluar më shumë se gjysma e sezonit në 5 kampionatet kryesore të Europës, shumë skuadra kanë zbuluar tashmë edhe objektivat. Rivalitet i fortë paraqitet në shumicën prej tyre, ndërsa një pjesë të rëndësishme e kanë luajtur edhe repartet e sulmit. Bayern Munich është skuadra me mesataren më të mirë të golave deri më tani. Edhe pse po kalojnë një moment të vështirë në kampionat, bavarezët kanë shënuar 2.77 gola në çdo 90 minuta.

Pas tyre gjendet, Bayer Leverkusen, që kryeson momentalisht Bundesligën gjermane. Skuadra e aspirinave ka një bilanc prej 2.59 golash për ndeshje, duke qenë i distancuar me katër gola nga ekipi bavarez. Vetëm mesatarja e tretë më e mirë për Interin. Pavarësisht se po dominon në Itali, zikaltërit kanë mesatare prej 2.46 golash në çdo ndeshje.

Ndërkaq, renditja vijon me skuadra si Pari Së Zhërme, që ka shënuar mesatarisht 2.41 gola, Manchester City me 2.38 dhe Liverpool me 2.36. Sulmin më të mirë në Spanjë e ka skuadra e Zhironës, për të lënë pas ekipet e Real Madrid dhe Barcelona, që shënojnë mbi 2 gola për ndeshje.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article