Bayern Munich thumbon Arsenalin pas shortit, Muller mesazh Havertzit

7 months ago 5

Arsenali dhe Bayern Munich do të përballjen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku tashmë kanë filluar thumbimet, por edhe mesazhet drejt njëra tjetrës.  

Bayern Munich ka paralajmëruar shortin, duke nxjerrë një foto të Harry Kane, ku shkruhej “Kthim në Londrën Veriore”.

Sulmuesi anglez është legjendë e rivalit të përbetuar të Topçinjve, Tottenhamit, ku mban edhe rekordin e golave.

Back to North London 👀🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 pic.twitter.com/w2S9qj0EWS

— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) March 15, 2024

Po ashtu të dy klubet kanë nxjerrë foto nga e kaluara, duke i postuar foto nga fitoret që kanë arritur si mysafir.

📆 2015: Last victory against Bayern Munich in the UEFA Champions League. pic.twitter.com/V2HMu6wl8O

— Arsenal (@Arsenal) March 15, 2024

Së fundmi nuk ka munguar një mesazh i Thomas Muller drejt yllit të Arsenalit dhe bashkëlojtarin e Gjermanisë, Kai Havertz në rrjetet sociale.

“Është Arsenali. Kai Havertz, miku im, po të pres. Është një short i bukur, dy skuadra shumë të mira, dy stadiume shumë të mira, dy qytete shumë të mira”.

“Do të jetë e vështirë, por unë jam gjithmonë pozitiv. Shihemi Gunners”, ka thënë Muller.

Thomas Muller on getting Arsenal in the #UCLDrawpic.twitter.com/zzcnoR49Z2

— Troll Football Media (@Troll__Footbal) March 15, 2024

Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit të planifikuara për 16 dhe 17 prill. /Telegrafi/

Read Entire Article