Bayern nuk njeh rivalë në Champions, Kane dy gola ndaj Galatasaray, gjermanët në fazën e 1/8

10 months ago 15
Reklamë

Kualifikim i lehte për Bajernin ne fazen e 1/8 te Champions League, pasi mundi sërish Gallatasarain, këtë herë në shtëpi 2 me 1 duke kryesuar me pikë të plota grupin A.

Harry Kane është gjithnjë e më shumë i rëndësishëm tanime tek bavarezet pasi shënoi të dy golat në minutat 80 dhe 86.

Vetëm për statistike goli I Bakambu në shtese.

Surprize e madhe në duelin tjeter ku Kopenhagen fitoi me përmbysje 4 me 3 ndaj Manchester United.

Anglezet shkuan deri në avantazh të dyfishte mirëpo kartoni i kuq i Rashford prishi ekuilibrat dhe danezet bënë një përmbysje spektakolare, ku dy golat vendimtare u realizuan nga Lerager dhe Barxhi në 10 minutat e fundit.

Tani janë tre skuadra për një vend në fazën tjetër në garë.

Në grupin B, Arsenal falë suksesit 2 me 0 ndaj Sevillës u shkëput në krye me 9 pikë, ndërsa PSV mundi Lens 1 me 0 duke ndarë tani vendin e dytë me nga 5 pikë. 7 nga 8 ndeshjet e të mërkurës në mbrëmje u transmetuan në Tring.

Read Entire Article