Bayern paralajmëron Tuchel

1 year ago 46
Reklamë
13:51 20/09/2023

Drejtuesit shprehën pakënaqësi për komentet negative të trajnerit të bëra në publik

Thomas Tuchel është paralajmëruar për sjelljen e tij negative nga bordi i Bayern Munich në një takim të fshehtë gjatë pushimit të fundit për ndeshjet ndërkombëtare.

Gjermani u pjesë e bavarezëve rreth gjashtë muaj më parë kur zëvendësoi Julian Nagelsmann, por duket se e ka testuar durimin e drejtuesve të tij të rinj, veçanërisht gjatë merkatos së verës.

Gjigantët gjermanë firmosën me Heri Kejnin për 120 mln euro, por Tuhel kërkonte nga klubi që të blinte edhe Declan Rice që më pas u transferua tek Arsenal, Kyle Ëalker nga Manchester City, ndërsa  shprehu pakënaqësinë që në ditën e fundit të merkatos, nuk u arrit të blihej Joao Palhinha nga Fulham.

Por fjalët e 50-vjeçarit nuk i kanë pëlqyer drejtuesve të klubit, që e kanë thirrur në një takim kur lojtarët ishin larguar me kombëtaret e tyre.

Tuhel-it iu kërkua që të ishte më pak negativ dhe emocional kur fliste për ekipin e tij në publik, ndërsa klubi shprehu shqetësimin se komentet e tij mund të mërzisnin lojtarët dhe i dha një paralajmërim të fortë se ai duhej të ndryshonte.

Nisja e 50-vjeçarit te bavarezët ka qenë e vështirë, ndërsa ai u eliminua nga Freiburgu në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe më pas nga Siti në çerekfianle në  Ligën e Kampioneve. Ndërkohë që Bundesligën, arriti që ta fitonte vetëm në javën e fundit, pas humbjes së Dortmund.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article