Baza ajrore taktike në Kuçovë, Rama: Rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s

7 months ago 11
08:15 27/02/2024

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar pamjet nga baza ajrore taktike e NATO-s që do të hapet më 4 Mars në Kuçovë. Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se kjo bazë ajrore do të luajë një rol kryesor në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

Rama shton se baza ajrore do të shërbejë edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.

“Dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook.

Ka qenë vendimmarrja e shtetit shqiptar dhe e NATO-s në vitin 2018 për ta kthyer këtë bazë në një bazë taktike të Aleancës. Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n duke ofruar transport ajror, mbështetje logjistike, policimin ajror si dhe trajnime dhe stërvitje. Kjo bazë do t’i shërbejë pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik të të gjithë qarkut të Beratit./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article