BE e konfirmon! Borrell takim trepalësh me Kurtin dhe Vuçiç më 14 Shtator

1 year ago 91
Reklamë

Bashkimi Evropian njofton një takim trepalësh mes zv. presidentit Josep Borrell dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, Kurti dhe Vuçiç.

Përmes një deklarate thuhet se Përfaqësuesi i Lartë, me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh.

Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

Të enjten, më 14 shtator, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të presë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përfaqësuesi i Lartë, me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

Do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë në përfundim të takimeve në godinën e EEAS. Deklarata për shtyp e Përfaqësuesit të Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në Evropë nga Satellite”, thuhet në njoftim.

Top Channel

Read Entire Article