BE pezullon fondet e ndihmave për palestinezët, pas sulmeve të Hamasit

1 year ago 19

Bashkimi Evropian ka pezulluar zyrtarisht të gjithë fondet e ndihmave për palestinezët, pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit dhe fillimit të një lufte të vërtetë mes shtetit hebre dhe grupimit terrorist. Lajmin e ka bërë me dije vetë komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, i pyetur rreth çështjes.
Më parë, u bë fillimisht me dije nga Austria, se po pezullonte të gjithë fondet e ndihmës për palestinezët – një ekuivalent prej 20 milionë dollarësh financime.

Njëkohësisht, Gjermania pezulloi fondet ndaj palestinezëve, në mënyrë që të evitohet financimi i Hamasit prej tyre. Ndërkaq në një bilanc paraprak për atë çfarë mund të jetë totali i ndihmave të BE-së në Gaza, mendohet se kemi të bëjmë me rreth 300 milionë euro, në formë paketash të ndryshme nga shtetet e unionit.

Read Entire Article