“BE po humbet peshën, por prodhon ende rregulla e kufizime”, Rama: Zgjedhjet në SHBA, do marr frymë më lehtë kur…

2 hours ago 22

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median italian është pyetur lidhur me zgjedhjet në SHBA dhe cilin prej kandidatëve preferon që të fitojë garën.

Rama tha se nuk ka mbështetur asnjë kandidat. “Unë nuk jam duke u mbështetur askënd, por duke ditur se ajo fushatë elektorale e pafund dhe shumë përçarëse do të përfundojë më në fund, më ndihmon të marr frymë më lehtë”, tha Kryeministri.

Ndërkohë duke folur për Bashkimin Europian, Rama shprehet se BE është projekti politik më i bukur në historinë njerëzore, por mosplotësimi i tij është një problem gjithnjë e më i madh.

“Për fat të mirë, unë duhet të kujdesem për Shqipërinë e vogël dhe nuk më takon mua të zgjidh shumë çështje që kanë ardhur në krye në Evropë. Por ka diçka tmerrësisht mbresëlënëse në faktin se, ndërsa Evropa humbet peshën dhe konkurrencën në skenën ekonomike globale, makina e saj e jashtëzakonshme burokratike vazhdon të prodhojë rregulla dhe kufizime që e bëjnë kontinentin tonë një vend gjithnjë e më të vështirë për biznesin dhe për inovacionin”, tha Rama.

E gjithashtu, ai bën një parashkim për luftën në Ukrainë, për të cilën shprehet se “kam frikë se do të përkeqësohet para se të përmirësohet”.

I pyetur nëse  kemi nevojë për një ushtri evropiane, Kryeministri thekson se “do të preferoja një ushtri për arsim, kulturë dhe inovacion, dhe ky nuk është një provokim; siç thashë, është e lehtë të flasësh kur nuk je ti ai që duhet të bëjë zgjedhjet e nevojshme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article