TIRANE
Ministria e Financave ka vendosur të shtyjë për në vitin 2025 miratimin e ligjit që lejon rivlerësimin e pronave me një tatim më të ulët.
Teksa pritej që rivlerësimi i pasurive të paluajtshme të hynte në fuqi në shtator siç u paralajmërua, ministri i financave në komisionin e veprimtarisë prodhuese tha se reforma e caktimit të referencave të pronave në të gjithë vendin nuk ka përfunduar ende.
“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do të bëhet paralelisht me caktimin e çmimeve të referencës për gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë. Është një proces që do të zgjasë përgjatë vitit të ardhshëm kur të bëhen referencat e reja”- tha ministri i financave Malaj.
Nëse një pronë shitet sot do të paguhet 15% tatim për diferencën midis vlerës së regjistruar të pronës dhe vlerës me të cilën është shitur kurse me rivlerësimin tatimi do të jetë më I ulët. Më herët kryeministri Rama u shpreh për një tatim prej 5% por shifra përfundimtare ende nuk është vendosur.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb