Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një konferencë për shtyp së bashku me homologun e saj, Presidentin e Republikës Bajram Begaj nga Prishtina.
Nga atje Osmani u shpreh se Kosova është e bekuar të ketë mbështetjen e Shqipërisë në të gjithë procesin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Ajo theksoi se në këto momente ligjvënësit nga Shqipëria dhe Kosova po lobojnë te homologët e tyre me shpresën se nesër Kosova do të jetë e suksesshme kur Asambleja Parlamentare e KiE të shqyrtojë një raport që rekomandon anëtarësimin e vendit.
Osmani theksoi se së bashku me Presidentin Begaj, por edhe me kryeministrin Edi Rama dhe gjithë liderët shqiptarë do sigurohen që Kosova të ketë mbështetjen e nevojshme në KiE.
“Kosova po përballet me një sfidë të re, që është anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Jemi të bekuar që kemi pasur mbështetjen e Shqipërisë në gjithë procesin. Teksa ne flasim deptuetët e Kosovës dhe Shqipërisë po lobojnë fuqishëm te homologët e tyre, dhe me shpresën se nesër do të jemi të suksesshëm në këtë votim, së bashku me Presidentin Begaj, kryeministrin Rama dhe gjithë liderët shqiptarë do të vazhdojmë të sigurohemi që Kosova ta ketë mbështetjen e nevojshme në Këshillin e Evropës. Synimi ynë është integrimi i plotë në të gjitha strukturat euroatlantike, dhe ne do të ndjekim shembullin e vendosur nga Shqipëria. Kjo është rruga e vetme për ne, asnjëherë nuk kemi pasur tjetër alternativë”, u shpreh
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb