E rëndë në Maliq, babai plagos me thikë djalin e mitur

2 hours ago 19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një 15-vjeçar ka mbetur I plagosur, ka qenë babai i tij që e ka goditur me thikë të miturin.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas.

Mësohet se Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.

15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën. Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit. /vizionplus.tv

Read Entire Article