Begaj pret Hohmann në takimin e lamtumirës: BE, objektivi strategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve

1 year ago 31
Reklamë

Presidenti Bajram Begaj priti sot në takimin e lamtumirës, ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Gjatë takimit, Begaj çmoi rolin e ambasadores Hohmann në detyrën e rëndësishme të përfaqësimit të delegacionit të BE-së në Tiranë.

Kreu i Shtetit vuri në dukje se ambasadorja e BE-së erdhi në krye të delegacionit vetëm pak ditë pasi Shqipëria kishte çelur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian një vit më parë.

Për Begajn, anëtarësimi në BE është objektivi strategjik më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në fund të takimit, Presidenti Begaj i uroi suksese znj. Hohmann në karrierën e saj.

Top Channel

Read Entire Article