Begaj takohet me ministrin Hasani, zbardhet se çfarë diskutuan

8 months ago 16
09:24 08/02/2024

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim pune mëngjesin e kësaj të enjteje me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Kreu i shtetit bën me dije se kanë qenë tre tematika që kanë qenë në fokus të diskutimit të tyre.

Së pari bëhet fjalë për situatën në rajon, së dyti për përmbylljen e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore me Italinë dhe së treti për dekretimin e ambasadorëve të rinj.

Kujtojmë se të martën, ministri Hasani firmosi bashkë me homologun e tij italian, Antonio Tajani marrëveshjen që njeh pensionet me Italinë.

Sa i përket ambasadorëve, Begaj miratoi lirimet dhe emërimet e diplomatëve të rinj me propozim të kryeministrit. Ferit Hoxha, që deri më dje mbante rolin e ambasadorit në OKB, do të kalojë ambasador në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë BE-së. Në OKB, Shqipëria do të përfaqësohet nga Suela Janina.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article