Begaj viziton efektivët shqiptarë që shërbejnë në KFOR

9 months ago 41
20:34 30/12/2023

Presidenti shprehu vlerësim për rolin që luan KFOR në Kosovë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishte në Kosovë ku takoi efektivët shqiptarë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Pejë me të cilët shkëmbeu edhe urimet për vitin e ri 2024. Fillimisht, Presidenti u takua me Kolonel Gabriele Vacca, Komandantin e bazës ushtarake.

Në këtë takim Presidenti shprehu edhe një herë vlerësimin e tij për KFOR -in, si një histori suksesi.

Presidenti falënderoi Italinë që e drejton këtë bazë duke koordinuar trupat e vendeve të ndryshme, të cilat tashmë kanë krijuar një bashkëpunim shumë të mirë mes tyre.

Në takimin me trupat shqiptare që shërbejnë në bazë, Presidenti i falenderoi për shërbimin që kryejnë ndaj atdheut dhe flamurit, si dhe uroi një vit të ri me shëndet, begati e paqe për ta.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article