“Bëj punët sepse ne kemi dasmë” – Vesa tregon për nënçmimin që ia bëri Ilnisa për ftesën në dasmë

8 months ago 13

Në edicionin e fundit të Big Brother Vip Albania, atmosfera u ndez me një traditë të veçantë që vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut – organizimi i një dasme brenda shtëpisë.

Me ceremoni dhe festë të plotë, Meritoni dhe Ilnisa u shpallën çifti i martuar i këtij edicioni, pasi u zgjodhën nga bashkëbanorët me votim.

Megjithatë, ngjarja, e cila ka për qëllim të sjellë gëzim dhe bashkim, u ndërlikua nga tensionet mes banorëve.

Vesa, një banore që ka raporte të mira me Ilnisën, nuk u ftua fare në dasmën e organizuar brenda shtëpisë, duke sjellë një element dramatik në ngjarje.

“Ishte shumë e trishtë kur u zgjodh me vota të manipuluara çifti” – shprehet Vesa me një ton më shumë se të irrituar.

Vesa ndihet e nënçmuar dhe e injoruar, në veçanti në lidhje me rolin e saj brenda shtëpisë.

“Ne votuam njëherë dhe pastaj u përsërit. Ka pasur shumë momente disrespekti ndaj meje. Problemet i kam me Ilnisën. Mua për ftesën e dasmës nuk ma ndjeu. Më preku kur më tha si lidere e shtëpisë, rregullo shtëpinë, bëj punët sepse ne kemi dasmë.” – u shpreh banorja. /Telegrafi/

Read Entire Article