Në Gjykatën Administrative vijon seanca ku Fredi Beleri kërkon pavlefshmëri të dekretit të Presidentit të Republikës lidhur me shpalljen e zgjedhjeve për Kryebashkiak të Himarës në 4 gusht.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi për Ballkanweb tha se përmes avokatëve, Beleri pretendon se në rastin e caktimit të datës së zgjedhjeve janë shkelur të gjitha procedurat dhe dispozitat ligjore.
Beleri iu drejtua Gjykatës Administrative menjëherë pasi Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, vetëm pak orë pasi KQZ shpalli vakancën dhe Kryeministria i kërkoi Kreut të Shtetit të caktonte datën se ku do të zhvillohej procesi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb