Në rubrikën Opinion në News24 është diskutuar lidhur me zgjedhjet në SHBA, ku Donald Trump fitoi garën presidenciale, ndërsa republikanët duket se do të kenë kontrollin e Senatit dhe Kongresit.
Analisti Genc Burimi tha se Donald Trump nuk ka imazh të mirë në Europë.
“Për Trump nuk ka admirim në Francë dhe Europë. Ai ka paralajmëruar vendosjen e tarifave të larta jo vetëm për Kinën, por edhe për Europën.
Mesazhi i madh është se fitorja e Trump është një shuplakë e madhe për drejtësinë shqiptare. Nëse Trump do të trajtohej si Berisha nga drejtësia amerikane, ai sot nuk do të ishte i lirë”, tha Burimi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb