Operacion kundër trafiktu të drogës, SPAK: 25 të arrestuar në Itali dhe në Shqipëri

2 hours ago 28

25 persona përfunduan pas hekurave për trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine. Operacioni i përbashkët mes SPAK, Guardia di Finanza e Antimafias italiane bëri të mundur parandalimin e daljes në tregun italian të tonelatave të kokainës që do futej përmes porteve detare italiane, kryesisht atij të Livornos në fruta ekzotike.

Nëse sasia marramendëse e kokainës do shitej vlera e saj nga autoritetet përllogaritet në 70 milionë euro.

“Në total u arrestuan 23 persona në Itali dhe 2 persona në Shqipëri. Nga hetimet e kryera është bërë e mundur kapja e mbi 2 ton kokainë, 45 kg hashash, 20 kg marijuana”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Hetimet nisen në 2021, ndërsa fletë-arrestet u lëshuan pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC. SPAK thotë se grupi kriminal përdorte pajisje radiolokalizimi për të identifikuar vendndodhjen e ngarkesave të kokainës. Ndërkaq, nën sekuestro përfunduan sende me vlerë e para.

“Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 20 000 euro, 52 ora të markave të ndryshme si psh. Rolex etj, 1 automjet tip Audi RSQ8 i viti 2020 si dhe 3 celularë dhe një pistoletë beretë me 15 fishekë” , thuhet në njoftim e SPAK.

Megjithatë, operacioni po vijon edhe në Francë, Rumani dhe në vende të tjera të ndërsa për të kryer sekuestrimet GUARDIA DI FINANZA kontrolloi 18 banesa në Itali e Shqipëri. /vizionplus.tv

Read Entire Article