Në seancën e radhës ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, dolën në pah detaje nga provat shkresore të dokumentuara nga SPAK. Ekspertimi i telefonit të të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi ka zbuluar një grup në “ËhatsApp” të quajtur “Himara ime je ti”. Këto biseda, sipas togave të zeza, zbulojnë mënyrën se si qytetarëve iu premtoheshin ‘letrat greke’ në këmbim të votës.
Në një bisedë, Beleri i ka tërhequr vëmëndjen Kokaveshit lidhur me problemet që mund të haste me ligjin përmes të tilla bisedave: “Çfarë janë këto biseda, nga këto do të digjesh ti!”
Por avokatët e Belerit i kundërshtuan akuzat e shpërndara, duke argumentuar se ato nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit dhe bisedat janë kryer më herët se sa të kryhej vepra penale, madje telefoni ka qenë në pronësi të nënës së Pandeli Kokaveshit.
Nga ana tjetër, Fredi Bejleri nuk ka pranuar të dorëzojë kodin e telefonit. Kjo është bërë e ditur nga prokuroria në seancën e sotme, ku u paraqitën provat shkresore. Nisur nga ky fakt, prokuroria nuk ka mundur të ekspertizojë telefonin e tij, por të Arsen Ramës (bashkëpunëtorit), ku janë gjetur thirrjet dhe komunikimet me të.
Në seancën e radhës ndaj Alfred Belerit në Gjykatën e Posaçme u debatuan provat shkresore të SPAK. Përmes avokatëve të tij Beleri i konsideroi të pavlefshme dhe të pa përdorshme aktet e regjistrimit të hetimit nga Prokuroria e Vlorës.
“Është hetim për një vepër që s’është kompetencë e asaj prokurorie”, thanë avokatët.
Po ashtu, mbrojtësit kërkuan pavlefshmëri të autorizimit për përgjimet ambientale, fotografimet e filmimet.
“Autorizimi për to është bërë para se të referohej vepra penale”, tha avokati.
Përmes avokatëve Beleri pretendoi se SPAK nuk ka paraqitur akte që të provojnë pajisjën përgjuese, si është vendosur, cili është eksperti që ka bërë kalimin e materialit nga pajisja përgjuese.
Qëndrimi kundërshtues avokatët mbajtën edhe për transkiptet e përgjimit kur është dhënë shuma monetare për votat./vizionplus.tv/