Belgjika vendos rekorde të reja në F1

1 year ago 23
Reklamë
18:20 01/08/2023

Çmimi i Madh i Belgjikës ishte historik për skuderinë austriake, Red Bull. Vendi i parë i zënë nga Max Verstappen jo vetëm thelloi distancat me rivalët, por është fitorja e 12-të që kjo skuadër shënon në vitin 2023.

Në këtë mënyrë, skuadra austriake ka thyer një rekord të McLaren-it që ka mbetur në fuqi prej 33 vitesh dhe objektivi i radhës do të jetë të kalojë rekordin historik të fitoreve për një ekip në një sezon. Ato kanë arritur që një nga dy makinat e saj të përfundojë në vendin e parë në 12 garat që janë zhvilluar në këtë botëror.

Kryesuesit aktualë të renditjes rrëmbyen rekordin e vendosur nga McLaren në vitin 1988, në të cilin pilotët e saj fituar 11 gara radhazi në një sezon. Por skuadra austriake theu edhe rekordin e fitoreve radhazi, pasi duke përfshirë Çmimin e madh të vitit 2022 shkon në 13 numri i triumfeve, rekord absolut në këtë kompeticion.

McLaren mban ende rekordin e fitoreve në një sezon, me 15 të tilla, por numri i tyre ishte më i ulët në vitin 1988, vetëm 16 çmime të mëdha. Ndërkaq, në vitin 2016, sërish skuderia britanike shënoi 19 fitore nga 21 gara në total.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article