Benediktinët dhe qendrat mesjetare kulturore në Arbëri

11 months ago 27
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Në kuadër të 555-vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut Akademia e Shkencave ka mbajtur konferencën nga “Shteti i Àrbërit” tek Arbëria në shekujt e humanizmit europian. Ndërsa historiani Pëllumb Xhufi vuri në dukje përmendjet e Arbrit te autorët e shekujve 12-13 dhe trevën me emrat- arbër a albanon- si entitet gjeopolitik brenda kuadrit të perandorisë bizantine, në kufijtë mes rrjedhës së Matit e Shkumbinit dhe Dibrës, Durrësit e Ohrit.

Profesor Aleksandër Meksi foli për disa aspekte të organizimit kishtar në trojet e peshkopatës Arbanense gjatë shekujve. Meksi vuri në dukje elementë të kishave nga jugu në veri duke mos i ndarë peshkopatën nga shehti i Arbrit.

Në vijim studiuesja italiane Luçia Nadin, që ka meritën e zbulimin të statuteve të Shkodrës, tha se Shqipëria e kohës, ishte brenda sistemit të qarkullimit kulturor të Adriatikut. Fokusi i saj ishte te urdhri benediktin dhe qendrat kulturore që krijuan.

“Prania e benediktinëve është e rëndësishme për zonën e Shkodrës, Tivarit, Ulqinit e Lezhës dhe deri mbase afër Durrësit. Kjo prani, ishte e rëndësishme sepse nuk ishte vetëm feja ose besimi i këtij urdhri kishtar, por edhe kultura. Ne na intereson të flasim për qendrat kulturore që kanë ndërtuar benediktinët ku jo vetëm shkruheshin e kopjoheshin dorëshkrime, por, në këto manastire, kishte edhe fëmijë të patricëve apo fisnikëve – kjo na tregon se ishin vende te kulturës së lartë përveç vende të lutjes”, u shpreh Nadin.

Konferenca pati kumtesa në fushën e gjuhësisë, religjionit, arkeologjisë, muzikës dhe trashëgimisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article