Benjamin Kololli është kthyer në Evropë këtë afat kalimtar, duke e nënshkruar me Baselin dhe që në start ka filluar të shkëlqejë me klubin e njohur zviceran.
Në derbin e sotëm ndaj Young Boys, ai ka startuar nga minuta e parë duke lërë edhe shenjë në këtë ndeshje.
Zhvillohej minuta e 13-të, kur Kololli mori një top në zonë dhe me një goditje të bukur me parabolë shënoi për 1-0.
Benjamin Kololli scores against Young Boys
🇽🇰🔥 pic.twitter.com/42WZLO8iFu
— Dardanianfan (@Dardanianfan1) January 27, 2024
Një gol shumë i bukur që konfirmon kualitetet e anësorit që mund të luajë në të gjithë vijën e fushë.
Ai sa ishte në Japoni shkaku i largësisë nuk ftohej nga Kosova, por me përzgjedhësin e ri, Kololli mund të jetë një nga alternativat. /Telegrafi/