Benjamin Mendy kthehet te futbolli

1 year ago 26
Reklamë
23:20 19/07/2023

Firmos për Lorient pasi ranë akuzat për përdhunim

Benjamin Mendy do të luajë sërish futboll. Pak ditë pasi gjykata hodhi poshtë akuzat për përdhunim, mbrojtësi francez ka gjetur ekipin e ri.

Skuadra e Ligës së Parë Franceze, Lorient bëri të ditur se Mendy firmosi për 2 vjet. Një çlirim për 29-vjeçarin kampion bote me Francën në 2018.

Benjamin Mendy nuk luan një ndeshje prej Gushtit të 2021, periudhë kur ishte pjesë e Manchester City. Një rikthim në vendlindje për Mendy ku më parë është aktivizuar me Le Havre, Monaco ku u shpall kampion në 2017 dhe Marseille.

Benjamin Mendy gjatë periudhës që luajti në Angli krijoi një përvojë të madhe ku arriti të fitojë 3 herë titullin kampion me Manchester City. 

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article