Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk kishte shumë për të thënë për mediat rreth hetimeve për klientin e tij. Ndërsa në shumicën e pyetjeve tha se nuk kishte dijeni, avokati tha se Beqajt dhe personave të tjerë të vënë nën hetim janë sekuestruar telefonat dhe kompjuterat.
“Ajo që ia vlen të komentoj është dëshira e Zt. Beqaj që të zhvillohen këto hetime. Se çfarë lidhje ka dhe nëse këto lidhje përbëjnë elementë të veprës penale, këtë duhet ta faktojë Prokuroria.
Di që janë sekuestruar kompjutera dhe celularët. Te të gjithë personat janë sekuestruar të gjitha materialet, si telefonat, kompjuterat. Vendimi i Gjykatës flet për përgjime ambientale. Kam dijeni për kontrollin në banesën e zt. Beqaj”, tha avokati.
Ilir Yzeiraj, avokati i Ilir Beqajt ka folur për mediat lidhur me kontrollet që i janë ushtruar ish-ministrit të Shëndetësisë në banesë. Ai thotë se në banesë i janë sekuestruar kompjuterë, dokumente e celularë, po ashtu materiale të tilla janë sekuestruar edhe në ambientet e tjera të kontrolluara si në farmacitë Delta Pharma apo Natë e Ditë, si edhe në banesa të tjera të kontrolluara.
“Vendimi i gjykatës i kishte të listuar emrat e personave, tek të gjithë është bërë kontrolli. Jo të gjithë janë njoftuar për të pasur të drejtën e një avokati të pranishëm. Nuk mund të them detaje për çështjen.
Janë disa çështje që prekin Ilir Beqaj. Nuk komentoj dyshimet që mund të ketë organi i akuzës për s ai përket kontrollit të banesës. Dëshira e Beqaj që të jetë i hapur për hetimet”, tha avokati.
I pyetur se çfarë lidhje ka Beqaj me pronarët e Delta Pharma dhe rrjetin e farmacive Ditë e Natë, avokati nuk komentoi, ndërsa tha se i takon organit të akuzës.
“Se çfarë lidhje ka dhe nëse këto lidhje përmbajnë apo jo elementë të veprës kriminale i takon organit të akuzës. Di që ka pasur kompjuterë, celularë dhe dokumente”, tha avokati.
Avokati tha se kontrollet janë pjesë e një hetimi ndaj një personi tjetër, ndërsa thotë se Beqajt nuk i është komunikuar statusi i personit në hetim. Ai tha se organi i akuzës ka në dorë përgjime ambientale dhe telefonike, por pa dhënë shumë detaje.
“Besoj se po të ishte regjistruar statusin do e jepnin zyrtarisht, nuk e ka marrë këtë status. Ekziston një person tjetër që është në hetim. Hetimi flet për përgjime ambientale dhe telefonike”, tha ai.