Bëri debutimin në boks duke e ngatërruar me UFC – reagon luftëtari që u skualifikua

7 months ago 22

Luftëtari MMA, Marcin Sianos bëri debutimin e tij në boks kundër të pamposhturit 8-0 Artur Bizewski në Koszalin, Poloni, të shtunën mbrëma.

Ai harroi rregullat në mesin e raundit të dytë duke e shtrirë Bizewskin në ring dhe duke e goditur me disa grushte, derisa gjyqtari ndaloi duelin, për ta skualifikuar më.

Luftëtari i MMA-së shkoi në mediat sociale për të adresuar humbjen e tij virale debutuese në boks.

“Do të doja t’i referohesha luftës sime të djeshme”, shkroi ai në Instagram krahas disa fotove nga përplasja e tij me Bizewski.

“Në fillim do të doja të falënderoja Artur Bizewski për duelin. Njëkohësisht kërkoj ndjesë thellë për josportivitetin tim në ring… nuk ka shpjegim për këtë, është e qortueshme dhe padyshim e meritova skualifikimin”.

“Gjatë gjithë periudhës së vështirë përgatitore, një situatë e ngjashme nuk ka ndodhur kurrë në asnjë nga ndeshjet stërvitëse. Nuk kam nokautuar askënd me goditje të palejueshme, ne po stërviteshim për boks”.

“Unë vetë nuk mund ta shpjegoj sjelljen time të djeshme. Mendoj se mund të mos jem më në një ring profesionisti të boksit. Por, personalisht mendoj se fitorja duke skualifikuar kundërshtarin tënd nuk është diçka për të cilën krenohesh”.

“Unë nuk e konsideroj veten humbës dhe as Artur Bizewski fitues. Nëse PUB, Rocky Boxing Night dhe Artur Bizewski pranojnë të zgjidhin sërish duelin, atëherë të gjitha të ardhurat do t’i dërgoj për bamirësi”.

“Nuk do të doja të shihesha në një mënyrë negative, nuk kam përjetuar kurrë ndonjë sjellje të ngjashme gjatë gjithë karrierës sime 20 vjeçare dhe nuk do të doja që ky incident i vetëm të ndikonte në sjelljen time sportive”, ka shtuar më tej ai.

Bizewski nuk i është përgjigjur thirrjes së Sianos për një revansh, por edhe nëse ai do të ishte i gatshëm të dilte përsëri në ring me të, luftëtari MMA nuk ka gjasa të boksojë për shkak të skualifikimit. /Telegrafi/

Read Entire Article