Berisha: 20 Shkurti, fundi i narkodiktaturës

8 months ago 18
20:11 10/02/2024

“Fermerët të mblidhen në Tiranë e të protestojnë”

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur këtë të shtunë përpara mbështetësve të tij, e cilësoi protestën e 20 Shkurtit te thirrur nga opozita, si fundin e narkodiktaturës dhe regjimit te kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si dhe ne protestën e ditëve të mëparshme ai ftoi fermerët shqiptarë të protestojnë në Tiranë në ditën që simbolizon rrëzimin e bustit te diktatorit Enver Hoxha 33 vite më parë.

Ai i cilësoi protestuesit si të vërtetë të shpresës së shqiptarëve, luftëtarëve të pamposhtur për dinjitet njerëzor, për drejtësi sociale, për interes kombëtar.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article