Berisha: 2023-shi ishte viti i përpjekjeve banditeske të Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare

9 months ago 13
18:45 08/01/2024

Nga dritarja e apartamentit së tij, kryedemokrati Sali Berisha ka përshëndetur të gjithë demokratët që janë mbledhur në mbështetje të tij poshtë banesës.

Me flamurin nën logon e PD-së si dhe një mikrofon afër dritares, Berisha ju ka shprehur mirënjohjen e tij të gjithëve për praninë e tyre në atë që e quan “vazhdimin e një beteje”, të cilën e cilëson një ndër më të rëndësishmet në historinë e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se sipas tij, viti 2023 ishte viti i përpjekjeve antiligjore, antikushtetuese, banditeske të kryeministrit Edi Rama për të shkatërruar opozitën shqiptare.

Sali Berisha: Përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme, për praninë tuaj këtu, vazhdimin e një beteje e cila ndoshta është ndër më të rëndësishmet në historinë dhe faktet e këtij vendi, një beteje që synon çlirimin e Shqipërisë nga diktatura e bandave, krimit dhe drogës.  Miqtë e mi, në emër tuaj do të ftoj sonte çdo qytetar shqiptar, që banon në Shqipëri, jashtë Shqipërisë, të ndalet për një moment të shkurtër dhe të analizojmë vitin që lamë pas. 

Çfarë ishte për Shqipërinë dhe shqiptarët viti 2023. Viti 2023 për çdo shqiptar ishte viti i përpjekjeve antiligjore, antikushtetuese, banditeske të Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare.  Ishte viti në të cilin Edi Rama me lakejtë e tij në gjykata, pasi i mori logon dhe vulën PD-së, vazhdoi skenarin e tij për të lenë vendin pa opozitë. Në përpjekjen për të përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij, Edi Rama aktivizoi me 14 Maj, vrasës serial, liroi nga burgjet elementët më të rrezikshëm të krimit të organizuar. 

I solli ata nga jashtë, vendosi qytetet në terrorin e tyre.  Përjashtoi nga listat e votimit në qendrat e tyre mbi 1.3 milionë shqiptarë.Hoqi nga fletëvotimi emrin e PD-së, logon e saj dhe kryetarin e saj, Sali Berisha. Përjashtoi të drejtën e opozitës për komisionerë në gjysmën e qendrave të votimit. Përdori dhjetëra e qindra milionë fonde publike për të blerë fonde dhe influenca. Megjithë këtë, opozita ja doli të konfirmohet e pamposhtur.

Në revanshin e tij kundër demokracisë, Edi Rama vazhdoi i pandalshëm, i mohoi opozitës deputetëve të saj, të drejtat themelore kushtetuese. E nxori veten mbi kushtetutën, mbi ligjin.  Ai nuk pranoi të hetohet për aktet e shëmtuara kriminale, ai nuk pranoi të hetohet për krimet që ka kryer me organizatën e tij kriminale që quhet qeveri. Ai nuk pranoi të hetohet për vjedhjet e mëdha të pasurive publike, për shndërrimin e Durrësit në parajsën e tij dhe të trafikantëve të tij, duke i plaçkitur shqiptarëve në port rreth 4 mln euro tokë dhe pronë publike. 

Ai nuk pranoi të hetohet për skandalin më të madh të kohërave, ndërkombëtar, Rama-McGoninal, në të cilin Edi Rama, Charles McGonigal, Agron Neza dhe Dorian Duçka, funksionuan si një grup kriminal i vërtetë. Në këtë skandal Edi Rama mobilizoi McGonigalin kundër Sali Berishës dhe opozitës shqiptare. Në këtë skandal Edi Rama vendosi sistemin e gjobave shumëmilionëshe mbi biznesmenët shqiptarë. Në këtë skandal Edi Rama hoqi e vendosi sikur të ishin të familjes së tij, licencat e naftës pronë publike e shqiptarëve.

Berisha ka shtuar se 2023 ishte viti i amnistive të shekullit, pasi sipas tij ata që i quan “skapistët e partisë”, amnistuan vjedhjen e qindra-milionë Eurove.

Sali Berisha: Edi Rama në vjedhjet, skandalet e tij nuk di të ndalur.  Institucionet e vendit u shndërruan në mënyrë përfundimtare, në armë të diktaturës së re. Shërbimi Informativ, Policia e Shtetit, patronazhistët, aktivistët të gjithë u sulën kundër opozitës. U vërsulën për ti grabitur votat shqiptarëve. Ky ishte viti i amnistive të shekullit, ku skapistët e partisë për të amnistuar Edi Ramën, amnistuan vjedhjen e qindra milionë eurove.


Read Entire Article