Sondazhi i radhës online i BalkanWeb ishte i fokusuar te lëvizjet e krahuar opozitarë dhe përpjekjet për të gjetur një kandidat për kryeministër.
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka deklaruar se opozita do të ketë një kandidat për kryeministër.
Deri në momentin kur opozita të ketë një emër konkret, nuk përjashtohet që ai të jetë Sali Berisha, ish-kryeministër për dy mandate, aktualisht me masë sigurie arrest në shtëpi për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.
Pyetjet së sondazhit: Bardhi deklaroi se opozita do të shpallë kandidat për Kryeministër. Me kë mund të fitojë më shumë vota?
59.01% e votuesve preferojnë një kandidat tjetër opozitar.
29.9% shprehen në favor të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Dhe 10.9% nuk kanë një përgjigjie.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb